Koreja e Veriut mund të ketë aftësinë të lëshojë raketa të mbushura me gazin nervor sarin, deklaroi sot kryeministri japonez, Shinzo Abe.
Komentet e Abes, të bëra në parlament, vijnë pas shqetësimeve në rritje, sipas të cilave Pheniani mund të bëjë shumë shpejt një test bërthamor apo një lëshim të ri raketash.
Ndërkohë, presidenti amerikan, Donald Trump vendosi të dislokojë një grup anijesh lufte përballë Gadishullit Korean, çka përshkallëzon tensionet, në kohën kur Pheniani feston pasnesër edhe 105-vjetorin e lindjes së liderit themelues Kim Il Sung, transmeton KP. Javën e kaluar, Koreja e Veriut testoi një raketë balistike, pikërisht në prag të takimit mes presidentit amerikan, Trump dhe atij kinez, Xi Jinping në Florida.