Telegrafi

Abdullah Gül: Terrorizmi s`ka lidhje me fenë

"Dhuna u paraqit në regjime jodemokratike, represive, e jo në shoqëri të hapura, të lira, të cilat angazhohen për parime të demokracisë", bëri të ditur Gül, duke folur nga foltorja e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Ai tha se "transformimi demokratik i Turqisë mbështetet në vullnetin e shumicës së madhe të popullit turk". "Nuk shikojmë alternativë ndaj rregullimit të tanishëm të vendit tonë. Nuk do të kthehemi nga e kaluara", deklaroi kryetari turk.