Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Lumir Abdixhiku ka mbajtur një takim virtual me raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.
Abdixhiku përmes një postimi në rrjetin social në Twitter ka dhënë detaje për takimin dhe temat e diskutuara.
Ai shkruan se me raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian diskutuan për politikat e reja të LDK-së si dhe reformat e ardhshme partiake.
“Diskutuam politikat e reja të LDK-së dhe reformat e ardhshme partiake; pikëpamjet e opozitës mbi proceset e integrimit, menaxhimin e pandemisë, zhvillimin ekonomik, lëvizjen e lirë si dhe dialogun”, shkruan ai. /Telegrafi/
Had a wonderful virtual meeting with the Rapporteur for Kosovo @ViolavonCramon.
Discussed new LDK policies and forthcoming party reforms; opposition views on integration processes, management of pandemics, economic development, free movement as well as the dialogue. pic.twitter.com/tZleNVjtTT
— Lumir Abdixhiku (@LumirAbdixhiku) April 28, 2021