Site icon Telegrafi

Abdixhiku vazhdon takimet në SHBA: Mbështetjen e senatorëve e kërkojmë në çdo kohë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka takuar senatorin, Christopher Murphy dhe ekipin e tij politik.

Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe rajon.

Abdixhiku edhe në Senat shtroi kërkesën për ngritjen e bashkëpunimit bilateral në mes të Kosovës dhe SHBA-ve nëpërmjet ‘Kartës për Partneritet Strategjik’.

“Si anëtar i Komisionit për Punë të Jashtme, Senatori Murphy ka qenë dhe mbetet gjithherë aktiv në rajonin tonë. Në këtë drejtim, kërkesat tona për mbështetje ndaj popullit të Kosovës, institucioneve të Republikës, e aspiratave tona për anëtarësim në aleancën ushtarake të NATO-s, ishin krejt të natyrshme. Po ashtu, në takim u theksua nevoja e bashkëpunimit të ngushtë në fushën e politikës së jashtme, energjetikës e zhvillimit ekonomik”.

“Mbështetja e Senatit dhe Senatorëve nga të gjitha anët, ka prodhuar gjithherë momente historike për vendin tonë. Këtë mbështetje për shtetin tonë vazhdojmë ta kërkojmë në çdo kohë”, ka thënë Abdixhiku.

Exit mobile version