Telegrafi

Abdixhiku vazhdon homazhet, sot në Prekaz

Foto: Arkiv

Kryetari i sapozgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku do të vazhdojë homazhet gjatë ditës së sotme në Prekaz.

Abdixhiku me bashkëpunëtorë do të bëj homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”.

I pari i LDK-së, gjatë ditës së djeshme ka bërë homazhe te varri i ish-Presidentit, Ibrahim Rugova.

Lexo po ashtu Abdixhiku: Do të jemi konstruktiv sa i përket zgjedhjes së Presidentit, po pres konfirmimin për takimin e së premtes

Pas kësaj vizite, Abdixhiku ka thënë se do të jenë konstruktiv sa i përket zgjedhjes së Presidentit të ri./Telegrafi/