Site icon Telegrafi

Abdixhiku uron kryeministrin e ri të Polonisë: Kosova e LDK do të kenë një derë të hapur më shumë

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka uruar Donald Tusk, pasi është zgjedhur Kryeministër i Polonisë.

Abdixhiku ka thënë se ai ka qenë dhe vazhdon të jetë një mik i madh i Kosovës.

“Ai ka qenë dhe vazhdon të jetë një mbështetës i Lidhjes Demokratike të Kosovës brenda politikës evropiane në secilin rol që kishte deri më tani”, ka thënë Abdixhiku.

Një vit më parë, në takimin e zhvilluar në Roterdam, sipas Abdixhikut, Tusk i kishte thënë se po kthehej në vendlindje për të fituar garën që i ishte vënë përballë; dhe se Kosova e LDK do të kenë një derë të hapur më shumë.

“LDK do të vë në dispozicion të Republikës relacionin e afërt që ka me Donald Tusk”, ka thënë kryetari i LDK-së.

Exit mobile version