Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka uruar të gjithë besimtarët musliman me rastin e festës së Fitër Bajramit.
Në telegramin e urimit, Abdixhiku ka thënë se kjo festë kulmon pas një muaji sakrifice, i cili synon rritjen e mirëkuptimit dhe ndjenjës së dhembshurisë dhe të bamirësisë për ata që kanë nevojë për ndihmë dhe solidaritet.
“Të nderuar qytetarë të besimit islam, Festa e Fitër Bajramit kulmon pas një muaji sakrifice, i cili synon rritjen e mirëkuptimit dhe ndjenjës së dhembshurisë dhe të bamirësisë për ata që kanë nevojë për ndihmë dhe solidaritet. Të gjithë besimtarët e përmbyllën Muajin e shenjtë të Ramazanit me bindjen se veprat e mira dhe sakrifica personale na kanë afruar me njëri-tjetrin, jo vetëm këtu, por, kudo në botë. Të gjithë besimtarëve islam ua uroj festën e Fitër Bajramit me dëshirën për agjërim dhe lutje të pranuara, për shëndet dhe mbarësi në familjet e shtëpitë tuaja”, ka thënë Abdixhiku.
Abdixhiku ka shtuar se në këto kohëra të vështira për shkak të pandemisë, ta shtojmë kujdesin dhe lutjet për njëri tjetrin për ta tejkaluar këtë sfidë sa më lehtë e sa më shpejt që t’i kthehemi normalitetit./Telegrafi/