Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku përmes një video-mesazhi u është drejtuar të gjithë atyre që janë të papërcaktuar se kënd do të votojnë në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Ai thotë se ka refuzuar të bëjë fushatë negative, të ndajë, të përçajë, të ftoj qytetarëve ndarje e urrejtje.
“Ky video-mesazh u drejtohet juve të papërcaktuarve, ju që kërkuar ndryshimin katër vite më parë dhe sot jeni me të drejtë të dëshpëruar. Në këtë dëshpërim tuajin ju vazhdoni të thuani se s’ka alternativë. Po ju flas si Lumir, jo vetëm si kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, t’ju tregoj për fushatën time, për projektet tona, për atë se çfarë përfaqësojmë”, ka thënë Abdixhiku.
Abdixhiku përmend projektet që ka prezantuar, investimet në arsim, ekonomi, shëndetësi e infrastrukturë.
“Katër vite më parë kamë marrë përgjegjësinë më të madhe jetësore të ndryshoj dhe reformoj Lidhjen Demokratike të Kosovës. Sot qëndroj para jush me LDK-në e reformuar, me plan konkret e ekip që dëshiron ta bëjë këtë plan realitet”, ka thënë Abdixhiku në video-mesazhin e tij. /Telegrafi/