Analisti Lumir Abdixhiku,. ka krahasuar shpenzimin e buxhetit të një dite në Radio Televizionin e Kosovës me shpenzimin e mundshëm për gjëra tjera.
- LEXO PO ASHTU: Abdixhiku: 10 milionë eurot në vit për RTK-në, mund të shpërndahen në zhvillim, punë e mirëqenie!
Abdixhiku ka shkruar se Komisioni Parlamentar ka votuar që nga 29 mijë euro në ditë, RTK të financohet me 52 mijë euro në ditë. Abdixhiku, që është profesor dhe njohës i mirë i çështjeve ekonomike ka listuar se çka mund të bëhet me ato para nëse shpenzohen në rrugë tjera.
Kjo është lista e shpenzimeve të mundshme nga ai:
“- Një vit pa financim buxhetor të RTK-së, do të thoshte 365 banesa për aq familje skamnore kosovare.
– Një vit pa financim buxhetor të RTK-së, do të thoshte 365 fëmijë e të rinj të shëruar nga sëmundjet vdekjeprurëse.
– Një vit pa financim buxhetor të RTK-së, do të thoshte 365 biznese të teja të nisura.
– Një vit pa financim buxhetor të RTK-së, do të thoshte 365 mënyra më të mençura të shpenzimit të parasë publike.
Ky vend shumë po qëndron çfarë po i bëjnë. Propozimi i marres ka kaluar në Komision; nuk bën të votohet në Parlament”, ka thënë Adxihiku.