Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka mbetur i tronditur nga akti makabër në Gllogjan të Deçanit, ku u vranë tre persona.
Abdixhiku, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se organet e rendit duhet ta sjellin sa më shpejt para drejtësisë autorin e këtij krimi monstruoz.
“I trishtuar e tronditur me aktin makabër sonte në Deçan. Është më shumë se krim!
Në këto momente të rënda, jemi me familjarët e viktimave dhe të lënduarve në Deçan. Ndajmë dhimbjen dhe lutjet me ta.
Organet e rendit dhe drejtësisë të veprojnë shpejtë e në kapacitet të plotë. Të sjellin para ligjit e drejtësisë autorin e këtij krimi monstruoz, që sulmon një autobus të mbushur me nxënës e fëmijë”, ka shkruar Abdixhiku. /Telegrafi/