Lidhja Demokratike e Kosovës sot do të mbaj sot një takim me kryetarët e degës së kësaj partie.
Ky takim është ftuar nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku. Mbajtjen e takimit e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa.
Takimi me kryetarët e degëve do të mbahet pasditen e sotme, ndërkaq nuk janë bërë të ditura temat që do të diskutohen.
Takimi i Abdixhikut me kryetarët e degëve të LDK-së, vjen një ditë pas takimit që kryeministri Albin Kurti zhvolli me zyrtarët e PDK-së, Memli Krasniqin e Abelard Tahirin.
Kujtojmë se pjesëmarrjen në këtë takim e kishte refuzuar Abdixhiku duke thënë se ftesa për tu takuar është e vonshme.
“Në përgjigje të letrës tuaj, e konsideroj të vonuar tani që, pas tre vitesh e gjysmë në pushtet, të tentoni të gjeni një klimë bashkëpunimi kur keni shuar rrënjësisht frymën e bashkëpunimit e kur keni mbjellë polarizim ofendues të skajshëm ndaj të gjitha partive politike tjera në Kosovë dhe përfaqësuesve të tyre”, kishte deklaruar Abdixhiku. /Telegrafi/