Site icon Telegrafi

Abdixhiku takon vajzën e cila po pikturon në xhama për ta ndihmuar nënën: Talenti i Reneas është i paparë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka takuar Renea Morinën, vajzën e cila po mahnitë me pikturimin e saj në xhama.

E njëjta ditë më parë ka treguar se pikturimin në xhama po e bënë për t’i ndihmuar nënës së saj.

Abdixhiku në një postim në Facebook bëri të ditur se Renean dhe nënën e saj Rajmondën e ftuan për ti zbukuruar zyrat e LDK-së, por edhe për t’i dhënë më shumë zë e shtytje në ndjekjen e ëndërrave të bukura që i ka përpara.

“Renea përveç se ishte një vajzë e mrekullueshme dhe e sjellshme, kishte dhe talent të paparë. U kënaqëm me Erën e Rozin teksa shihnim se si vijat e tyre të bardha, shpejtë u shndërruan në panoramë fundviti të cilën do ta shohim çdo ditë këto ditë. Le ta përkrahim këtë artiste të re në rrugëtimin magjik që i ka vënë vetes përpara”, ka shkruar Abdixhiku. /Telegrafi/

 

Exit mobile version