Site icon Telegrafi

​Abdixhiku takon Szunyog, flasin për zgjedhjet lokale, dialogun e vaksinat

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në takim shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadorin Tomas Szunyog, të cilin e njoftoi për qëndrimet e LDK-së mbi programin e Qeverisë së Kosovës, përgatitjet për zgjedhjet lokale si dhe për sfidat me pandeminë dhe sigurimin e vaksinave për qytetarët tanë.

Ambasadori Szunyog shprehu gatishmërinë që BE-ja do të vazhdojë të jetë mbështetësi kryesor i Kosovës në sfera të ndryshme që janë të rëndësishme për qytetarët.

Gjatë takimit u diskutua edhe për procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

Kryetari Abdixhiku theksoi se dialogu duhet të përfundojë me njohje reciproke dhe normalizim të plotë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Exit mobile version