Telegrafi

Abdixhiku takon qytetarët e Malishevës: Koha jonë po vjen

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka takuar qytetarët e Komunës së Malishevës.

“Malishevë, koha jonë po vjen”, thënë Abdixhiku.

“Lidhja Demokratike e Kosovës po rritet. Pas LDK ju dëgjon dhe Konventës madhështore, këtë vit do të jemi kudo në Kosovë. Do të takojmë secilin e secilën, për të prezantuar programin tonë “Rruga e Re”, që tashmë ka marr formë”, u shpreh Abdixhiku.

Sipas kësaj partie, me kryetarin e degës në Malishevë, Fatmir Ademaj, LDK për herë të parë ka mbushur sallën në këtë mënyrë.

Fotografitë e postuara nga shënimi i 34-vjetorit të LDK-së në këtë komunë.