Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur sot në takim nënsekretarin e shtetit finlandez për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kai Sauer, me të cilin ndër të tjera edhe për dialogun Kosovë-Serbi.
Sipas komunikatës për medie, Abdixhiku ka njoftuar Sauer për prioritetet e tij, në zhvillimin ekonomik, luftimin e korrupsionit, forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit, si dhe për përgatitjet e LDK-së për zgjedhjet lokale.
Abdixhiku ka falënderuar shtetin e Finlandës dhe Ambasadorin Sauer për angazhimin e tij personal për Kosovën.
Sauer shprehu gatishmërinë e shtetit finlandez për përkrahjen e Kosovës në proceset e saj integruese dhe zhvillimore.
Po ashtu, gjatë takimit u diskutua për procesin e dialogut Kosovë – Serbi, liberalizimin e vizave dhe thellimin e bashkëpunimit me shtetet mike rreth fuqizimit të pozicionit të Kosovës për njohje dhe anëtarësime. /Telegrafi/