Site icon Telegrafi

Abdixhiku takon ambasadorët e QUINT-it: LDK e respekton vullnetin qytetar në plotni

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, gjatë javës ka zhvilluar takime me përfaqësuesit diplomatik të SHBA-së, Britanisë së Madhe, Bashkimit Europian, Francës dhe Italisë.

Përmes një njoftimi në Facebook, Abdixhiku ka bërë të ditur se me përfaqësuesit ndërkombëtar ka diskutuar mbi procesin zgjedhor dhe rezultatet e deritanishme.

“Me të gjithë, diskutuam mbi procesin zgjedhor, rezultatet e deritanishme, e domosdoshmërinë për pritjen e numërimit të secilës votë, përfshirë dhe ato të mërgatës”.

Ai ka deklaruar se LDK respekton vullnetin qytetar të shprehur përmes votës.

“Siç kam deklaruar në vazhdimësi, LDK e respekton vullnetin qytetar në plotni. As nuk dëshiron e as nuk pretendon ta anashkalojë. LDK do të sillet konform këtij vullneti me plot përgjegjësi; siç dhe do të përfaqësojë denjësisht zërin e votuesit tonë”.

“Falënderime të pafundme për mbështetjen e aleatëve tanë në çdo sfidë të Republikës”, ka përfunduar Abdixhiku./Telegrafi/

Exit mobile version