Telegrafi

​Abdixhiku takohet me Wigemark

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka pritur sot në takim shefin e misionit të BE-së për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX, Lars Gunnar Wigemark.

“Abdixhiku e njoftoi ambasadorin Wigemark në lidhje me pozicionin dhe programin e LDK-së për fushën e drejtësisë si dhe rolin konstruktiv të LDK-së si parti opozitare në Kuvendin e Kosovës.

Ambasadori Wigemark shprehu gatishmërinë për të vazhduar mbështetjen e institucionve të Kosovës në rrugëtimin e tyre në sundimin e ligjit”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, gjatë këtij takimi u diskutua për thellimin e bashkëpunimit me qëllim të avancimit të sundimit të ligjit në vendin tonë dhe procesin e integrimit evropian. /Telegrafi/