Site icon Telegrafi

Abdixhiku sqaron programin e koalicionit LDK-AKR-Alternativa për bujqësinë

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka sqaruar në disa pika planprogramin e partisë së tij për sektorin e bujqësisë.

“Bujqësia mbetet njëri ndër sektorët më strategjik i cili ka mundësi të krijojë vende të reja të punës, të zëvendësojë një pjesë të importeve dhe të promovojë eksportet.

Në programin tonë, ndër të tjerash, ne kemi paraparë:

– Trefishimin e buxhetit për bujqësi (rritje e subvecionimit për bujqësi dhe kapaciteteve përpunuese);

– Rritje e investimeve kapitale në sistemin e ujitjes dhe zgjerimin e pikave grumbulluese;

– Investime në përmirësimin e sigurisë së ushqimit;

– Bujqësia dhe investimet në bujqësi kanë me qenë prioritete të angazhimit tim”, ka thënë Abdixhiku.

Exit mobile version