Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku tha se seanca e sotme u shndërrua në një skenë cirku.
Sipas tij, krejt kjo po bëhet për dëshirë të një personi e që është Kadri Veseli.
Abdixhiku tha se është e papranueshme fjalimi i liderit të VV-së, Albin Kurti i cili ka sulmuar rëndë LDK-në dhe kryetarin e saj, Isa Mustafa.
Sipas tij, këto sjellje të Kurtit veç sa e largojnë bashkëpunimin mes LAA dhe VV-së.