Site icon Telegrafi

Abdixhiku shkon për ngushëllime te familja e Liridonës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka shkuar për ngushëllime te familja e Liridona Ademaj-Murseli, e cila u vra të mërkurën e 29 nëntorit në rrugën “Dalip Alshiqi”, në Prishtinë.

Abdixhiku vrasjen e saj e ka cilësuar ngjarje makabër.

Ndryshe, trupi i Liridonës të hënën u zhvarros nga varrezat e fshatit Cërmjan dhe u rivarros në fshatin Rracaj të Gjakovës.

Ndërkaq familjarët e Liridona Ademaj, kanë hapur të pame në fshatin Rracaj.

Për vrasjen e Liridona Ademajt janë arrestuar tre persona ndaj të cilëve është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Në mesin e tyre është edhe bashkëshorti i saj, Naim Murseli, i cili dyshohet se ka orkestruar vrasjen e bashkëshortes së tij. /Telegrafi/

Exit mobile version