Site icon Telegrafi

​Abdixhiku i shkon në zyrë Ramës në ditën e tij të parë si kryetar i Prishtinës

Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku ka vizituar sot kryetarin e zgjedhur të Prishtinës Përparim Rama, në ditën e tij të parë të punës.

Rama fitoi garën e balotazhit për kryetar të Prishtinës përballë Arben Vitisë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai sot ka nisur punën edhe zyrtarisht si kryetar i ri i kryeqytetit, pas marrjes së detyrës nga Shpend Ahmeti.

“Sot, në ditën e parë të punës, vizitova kryetarin e ri të Prishtinës, mikun tim, Përparim Ramën. E urova për detyrën e re dhe për misionin e tij dhe të ekipit të tij drejt transformimit të kryeqytetit. Jam i bindur se mbështetja qytetare për të dhe LDK-në, në zgjedhjet e 14 nëntorit, do të përkthehet në punë e angazhime të drejta, të mbara e të mëdha për secilin qytetar të kryeqytetit. Prishtina po nis një etapë të re zhvillimore, prandaj këtë rrugëtim do ta mbështesim me çdo forcë të gjithë. Përparim, kryetar, të priftë e mbara!”, shkruan Abdixhiku në Facebook.

Exit mobile version