Numër i madh i projekteve mund të mos realizohen gjatë këtij viti, për shkak të rritjes së pagave nga Qeveria e vendit. Rreth 10 milionë euro në vit, parashihet që do t’i kushtoj buxhetit kjo rritje.
Kryetari i Komisionit për Buxhet, Lumir Abdixhiku, tha se rritja e pagave në përputhshmëri me nevojat social-ekonomike dhe i padrejtë ndaj taksapaguesve.
Sipas tij, në vend se të realizohen projekte Qeveria ka marrë që paga e kryeministrit të jetë dhjetëfishi i pagës mesatare në Kosovë dhe pothuajse njëzetfishin e pagës minimale.
“Buxheti mund të trajtohet duke shkurtuar projekte kapitale, duke mos realizuar qëllimet e përcaktuara me ligjin për buxhetin, pra natyrisht është fare e lehtë që i gjithë buxheti të shpenzohet në paga, por nuk është e drejtë”, tha Abdixhiku në një prononcim për Ekonomia Online.
“Prandaj si vendim politik është i gabueshëm, si vendim financiar është i kushtueshëm dhe si vendim ekonomik është i pavend…
“Si akt politik është jo në përputhshmëri me nevojat social-ekonomike të Kosovës dhe i padrejtë ndaj taksapaguesve. I vendos pagat e zyrtarëve publikë në radhë të parë, kryeministrit në dhjetëfishin e pagës mesatare në Kosovë, pothuajse njëzetfishin e pagës minimale. Pra, si vendim politik është jo i mirë, jo shembull i mirë, çfarë duhet ta jap Qeveria e një vendi të varfër”.
Abdixhiku ka kërkuar sqarim nga ministria e Financave sa i përket kostos së saktë se sa mjete do të shpenzohen për pagat, raporton EO.
“Kam kërkuar sqarime nga ministria e Financave për të na drejtuar përgjigje të sakta dhe llogaritje të sakta. Jam në pritje të kësaj llogaritje, por flitet rreth diku 10 milionë euro kosto vjetore për gjithë zinxhirin e shërbyesve publik që i prek rritja e pagave”.
Kur foli për rishikimin e buxhetit ai tha se Qeveria s’do ta nuk do të ndërmarrë një veprim të tillë.
“Nuk ka obligim ligjor se kur do të ndodhte një gjë e tillë do të mund të ndodhte në këtë kohë, por sipas të gjitha gjasave Qeveria nuk do ta rishikoj fare buxhetin”, tha ai.