Site icon Telegrafi

Abdixhiku: Reshjet e borës, lajm i mirë, por kujdes në rrugë!

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Lumir Abdixhiku, ka thënë se sonte ka dalë në terren për të përcjellur nga afër mirëmbajtjen e rrugëve, derisa po bie borë.

Abdixhiku, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ka urdhëruar që të gjitha kompanitë përgjegjëse të jenë sonte, gjatë gjithë natës, në terren.

Postimi i plotë i Abdixhikut:

“Lajme të mira me borë; por që kërkohet kujdes në vozitje. Rrugët po pastrohen, e liqenet po mbushen me ujë.

Sapo përcolla nga afër disa nga mirëmbajtësit e rrugëve. Jam në kontakt të vazhdueshëm me përgjegjësit e Ministrisë. Kam urdhëruar që të gjitha kompanitë përgjegjëse të jenë sonte, gjatë gjithë natës, në terren”, ka shkruar Abdixhiku.

Për shkak të reshjeve të borës në kryeqytet edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka apeluar te qytetarët për kujdes të shtuar në rrugë.

Lexo po ashtu Bora mbulon Prishtinën, Shpend Ahmeti apelon për kujdes në rrugë

Ahmeti, përmes një postimi në Facebook, ka dhënë edhe numrat e emergjencës për të gjithë ata që kanë nevojë.

Reshjet e borës kanë filluar pas një stuhie me erëra të forta dhe me shi, duke lënë më shumë se 100-mijë banorë pa energji elektrike në disa komuna të Kosovës.

Lexo po ashtu Era e fortë shkakton prishje në rrjetin elektrik, 100 mijë banorë në terr

KEDS ka njoftuar se të gjitha ekipet janë në terren për të bërë të mundur rikthimin e energjisë elektrike. /Telegrafi/

Exit mobile version