Site icon Telegrafi

Abdixhiku: Qeveria nuk ka dhënë as nuk do të japë licenca për ndërtim të hidrocentraleve

Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit do të marrë vendim që të ndaloj të gjitha punimet që janë duke u bërë nëpër burimet e ujit në Republikën e Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur, ministri në detyrë i ministrisë së Infrastukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, para medieve, gjatë vizitës së tij në Ferizaj.

Abdixhiku tha se Qeveria në detyrë, nuk do të jap licenca as tash e as më vonë për tu ndërtuar ndonjë hidorcentral, duke shtuar se për këtë duhet të ketë një shqyrtim më të gjerë.

Ai tha po ashtu se gjatë të premtes pritet të merret një masë, e cila ua ndalon të gjithë punëkryersve të ndërpresin punën nëpër pikat e burimeve të ujit, pas uji është esencial në këtë kohë pandemie.

“Qeveria e tanishme nuk ka lejuar e as nuk do të lejoj asnjë licencë për asnjë hidrocentral, jo në këtë periudhë, por pa u bërë një shqyrtim më i gjerë i politikave të deritanishme. Gjithsesi, në këtë fazë është duke u përgatitur një masë që po përgatit për të ndaluar punimet në të gjitha burimet e ujit, pasi uji është esencial për pastërtinë dhe parandalimin e virusit. Besoj se Brenda ditës,bashkë edhe me institucionet e tjera Brenda Qeverisë do të merret një vendim për ndalimin e punimeve në burimet e ujit”, tha Abdixhiku. /Telegrafi/

Exit mobile version