Telegrafi

Abdixhiku: Qarkullimi në Veternik është hapur përfundimisht

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se qarkullimi në Veternik është hapur përfundimisht.

Ministri Abdixhiku ka falënderuar të gjithë punëtorët dhe mbikëqyrësit e vendpunishtes në Veternik.

“Përtej gjendjes së jashtëzakonshme, sot dua t’i falënderojë punëtorët dhe mbikëqyrësit e vendpunishtes në Veternik; të cilët për 30 ditët e shkuara bënë të pamundurën. Kjo gjendje e jashtëzakonshme nuk humb mundin e tyre të jashtëzakonshëm”, ka shkruar ministri në Facebook, transmeton Telegrafi.

Abdixhiku ka thënë se rruga e planifikuar të niste punimet në prill e të përfundonte dikur në verë, u hap dje.

“Është punuar ditën, është punuar vazhdimisht natën – edhe në shi; është punuar mirë, nga të gjithë. Qarkullimi në Veternik është hapur përfundimisht. Rruga e planifikuar të niste punimet në prill e të përfundonte dikur në verë, u hap dje; saktësisht një muaj pas vizitës e angazhimit tonë. Ekipi i ministrisë ka shkëlqyer. Dinamika e re në këtë projekt do të shërbejë si model e mesazh për secilën vendpunishte tjetër në Kosovë”, ka pohuar ai./Telegrafi/