Analisti dhe eksperti i çështjeve ekonomike, Lumir Abdixhiku, duke ironizuar ka reaguar lidhur me paralajmërimin se Qeveria do të procedojë një projektligj sipas të cilit do të rriten mëditjet e deputetëve.
Abdixhiku, përmes një postimi në “Facebook”, pasi ka numëruar një varg dështimesh në qeverisjen e vendit, ka pyetur se a kanë marre deputetët e Kuvendit të Kosovës, të cilët po kërkojnë rritje të mëditjeve, transmeton Telegrafi.
Lexojeni të plotë postimin e Abdixhikut:
“Meqë,
– Pleqtë tanë po marrin pensione të dinjitetshme;
– Familjet tona po shërohen në spitale moderne;
– Të rinjtë tanë po udhëtojnë pa viza;
– Nxënësit i kemi ndër më të diturit në botë;
– Të diplomuarit po gjejnë punë;
– Ushtarët tanë na i ruajnë kufinjtë;
– Hajnat i kemi lidhë në burg;
– Fëmijëve po u lëmë një shtet të sigurtë;
– E ne s’kemi më gajle tjera…
Ja vlenë t’i rrisim – menjëherë – meditjet e deputetëve të Kosovës. Haku, hak.
A kanë fije marre këta?” (sic.), ka shkruar Abdixhiku. /Telegrafi/