Kryetari i Lidhjes Demorkatike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, sërish ka reaguar pas vendosjes së koeficientit për paga nga Qeveria e Kosovës.
Në një shkrim në llogarinë e tij në Facebook, Abdixhiku tha se propozimi i LDK-së është i drejtë sepse merr për bazë inflacionin rekord që e kemi pasur në vend.
Sipas tij, ky propozim është i mundshëm sepse merr 120 milionë shtesë, shumë më pak se që ka shpenzuar Qeveria në pako që nuk kanë lënë as edhe një shenjë.
“Propozimi ynë është i qëndrueshëm sepse pagat si proporcion buxhetor i mbanë nën 27%. Propozimi ynë është i denjë sepse krijon paga të dinjitetshme si asnjëherë më parë në vend”.
“Zgjidhja është e qartë. Koeficienti 125”, shkroi ai.
Abdixhiku e ka paraqitur një grafikë ku janë krahasuar pagat e punëtorëve të sektorit publikë nëse koeficienti do të ishte 125 me koeficientin ekzistues që është 105.
Pagat e mësimdhënësve me koeficientin 125 do të ishin 700 euro kurse me koeficientin 105 të propozuart nga Qeveria 588 euro.
Pagat e mjekëve me koeficient 125 do të ishin 925 euro kurse me këtë aktual 777 euro.
Të policëve me koeficient 125 do të ishin 625 euro kurse me këtë aktual 525 euro.
Të ushtarëve me koeficient 125 do të ishin 700 euro kurse me këtë aktual 588 euro.
Të zjarrfikësve me koeficient 125 do të ishin 625 euro kurse më këtë aktual 525 euro.
Për koeficientin e ulët, pati reagime edhe nga Oda e Mjekëve të Kosovës.
Sipas një pyetësori, mbi 55 për qind të mjekëve nuk pajtohen me vlerën e koeficientit të pagave./Telegrafi/