Site icon Telegrafi

​Abdixhiku: Procesi zgjedhor shembull qytetarie – LDK prin dhe është në garë në 11 komuna

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se LDK ka fituar, prin dhe është në garë në plot në 11 komuna të Republikës së Kosovës.

Ai në një konferencë për media ka uruar të gjithë për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve në vend, duke thënë se ky proces ka qenë shembull qytetarie, ai po ashtu ka uruar të gjithë kandidatët e partive politike për rezultatet e arritura.

“Më lejoni fillimisht të ju uroj të gjithëve për procesin demokratik dhe të qetë, për të dhënë shembull qytetarie në organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve ne Kosovë. Kjo kulturë e lartë qytetare na bënë të gjithëve fitues, duhet të falënderoj në veçanti zyrtarët e KQZ-së, komisionerët dhe vëzhguesit, mediat dhe organizatat e shoqërisë civile që organizuan dhe mbikëqyrën procesin zgjedhor në vend. I uroj gjithashtu të gjithë kandidatët e të gjitha komunave të gjitha partive për rezultatet e arritura, fituesve u uroj shëndet e mbarësi në realizimin e zotimeve ndaj qytetarëve”, tha ai.

Lexo po ashtu Rezultatet e zgjedhjeve lokale në shtatë qendrat e mëdha: LVV kryeson në tri qytete, PDK në dy, LDK e AAK me nga një

Abdixhiku para gazetarëve ndau rezultatet përfundimtare të mbledhura nga vëzhguesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ai tha se LDK ka fituar, prin dhe është në garë në 11 komuna të republikës.

“Natyrisht më i rëndësishme është Prishtina, ku LDK me kandidatin e saj ka siguruar raundin e dytë, dhe nga aty me raund të parë në këto komuna; Peja me kryetarin Gazmend Muhaxheri, Lipjani me kryetar Imri Ahmeti, Fushë Kosova me kryetar Burim Berishen. Jemi duke prirë në Gjilan dhe Podujevë, në Llap me rikthimin tonë krenarë. Në Viti prinë siç prinë në Istog e Vushtrri e në komunën jugore të Dragashit dhe në raund të dytë edhe ne komunën e Junikut”, tha ai.

Exit mobile version