Telegrafi

Abdixhiku priti profesorin amerikan Phillips, flasin për dialogun Kosovë-Serbi

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka priur sot në takim profesorin e shquar, njëherësh drejtor i Programit për Ndërtimin e Paqes dhe të Drejtave të Njeriut në Universitetin Columbian, David Phillips.
Sipas njoftimit, temë e diskutimit në këtë takim ishin zhvillimet politike në vend, me theks të veçantë procesi i dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe të Serbisë.
Me këtë rast, kryetari Abdixhiku ritheksoi qëndrimin e LDK-së, që dialogu final duhet të përfundojë sa më parë me njohje reciproke, duke u ruajtur integriteti dhe sovraniteti territorial, si dhe duke u respektuar Kushtetuta e vendit tonë.
Abdixhiku e vlerësoi lart kontributin e Phillips, të cilin e quajti mik të madh të Kosovës. /Telegrafi/