Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim Zëvendës Presidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland.
LDK njofton se Abdixhiku bisedoi me Wieland për qëndrimet e LDK-së karshi situatës politike në vend, vizionin e tij si dhe për përgatitjet e LDK-së për zgjedhjet lokale.
“Gjatë takimit, kryetari Abdixhiku shprehu mirënjohjen e tij për rolin mbështetës që ka luajtur Parlamenti Evropian dhe kërkoi nga ai që të ushtrojë ndikimin e tij tek institucionet tjera të BE-së për avancimin e Kosovës në proceset integruese, liberalizimin e vizave, si dhe për zhvillimin e gjithëmbarshëm të Kosovës”, thuhet në njoftimin e bërë nga LDK.
Tutje, LDK thekson se ” Zëvendës presidenti Wieland ofroi edhe njëherë mbështetjen e Parlamentit Evropian dhe të tij, për proceset integruese duke theksuar të ardhmen evropiane të Kosovës”. /Telegrafi/