Site icon Telegrafi

Abdixhiku pret në takim Sarrazinin, e falënderon për mbështetjen që Gjermania i dha Kosovës për liberalizimin e vizave

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka pritur në një takim emisarin gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Në këtë takim, Abdixhiku dhe Sarrazin diskutuan për situatën politike aktuale në Kosovë, si dhe për qëndrimet e LDK-së në lidhje me këto çështje.

Abdixhiku e falënderoi Sarrazinin për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania ka ofruar Kosovës në të gjitha proceset, veçanërisht në procesin e liberalizimit të vizave.

Kryetari i LDK-së ritheksoi përkushtimin e partisë së tij për bashkëpunim të ngushtë me aleatët ndërkombëtarë në proceset e rëndësishme të zhvillimit të Kosovës.

Ky takim shënon një angazhim të vazhdueshëm të LDK-së për të mbajtur lidhjet me partnerët ndërkombëtarë dhe për të përshpejtuar progresin e vendit në drejtim të integrimit evropian dhe zhvillimit të qëndrueshëm politik dhe ekonomik./Telegrafi/

Exit mobile version