Postin e ministrit të Infrastrukturës dhe Transportit, Lumir Abdixhiku e pranoi sot nga ish-zëvendësministri i MIT, Rexhep Kadriu, i cili kreu detyrën në vend të ish-minitrit Pal Lekaj.
Rexhepi dhe Kadriu gjatë takimit të shkurtër që kishin mes vete, folën për projektet e realizuara deri më tani në MTI.
Po ashtu temë diskutimi ishin edhe projektet që janë në përfundim dhe ato të planifikuara.
Përmes një komunikate për medie, MTI-ja njoftoi se ministri i Lumir Abdixhiku, e falënderoi ish-zëvendësministrin Kadriu lidhur me pritjen dhe punën që është bërë në këtë ministri gjatë mandatit të kaluar, si dhe shtoi se do të mirëpres propozimet dhe idetë e ish-kabinetit në çdo kohë.
“Sot në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit, ish-zëvendësministri I MIT, Rexhep Kadriu, në emër të ish-ministrit Pal Lekaj, ia dorëzoi zyrtarisht detyrën e ministrit të Infrastrukturës dhe Transportit, Lumir Abdixhiku. Në një takim të shkurtër të dy bashkëbiseduesit, biseduan për projektet e realizuara deri më tani në infrastrukturën rrugore në këtë ministri, projektet të cilat janë në përfundim e sipër, si dhe për projektet të cilat tashmë janë planifikuar. Ndërsa ministri i Lumir Abdixhiku, e falënderoi ish-zëvendësministrin Kadriu lidhur me pritjen dhe punën që është bërë në këtë ministri gjatë mandatit të kaluar, si dhe shtoi se do të mirëpres propozimet dhe idetë e ish-kabinetit në çdo kohë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/