Telegrafi

Abdixhiku përkujton avokatin Bajram Kelmendi dhe dy bijtë e tij, Kastriotin e Kushtrimin në 22 vjetorin e vrasjes

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, sot, në 22 vjetorin e vrasjes përkujtoi Bajram, Kastriot e Kushtrim Kelmendin.

Abdixhiku theksoi se ky krim i tmerrshëm i kryer nga forcat serbe në Prishtinë – në natën e nisjes së bombardimeve të NATO-s mbi caqet Jugosllave – vazhdon të mos gjejë ndëshkueshmërinë e kërkuar tash e 22 vjet.

“Sot bëhen njëzet e dy vite nga vrasja e Avokatit të shquar kosovar, Bajram Kelmendi dhe dy bijve të tij, Kastriotit (30 vjeç) dhe Kushtrimit (16 vjeç). Ky krim i tmerrshëm i kryer nga forcat serbe në Prishtinë – në natën e nisjes së bombardimeve të NATO-s mbi caqet Jugosllave – vazhdon të mos gjejë ndëshkueshmërinë e kërkuar tash e 22 vjet. Bajram Kelmendi ishte veprimtar i lirisë në përpjekje të pashtershme për të denoncuar krimet e kohës nga regjimi i Millosheviqit dhe forcat serbe mbi popullsinë shqiptare në Kosovë”, tha ai. /Telegrafi/