Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas aksidentit tragjik në Kroaci.
Abdixhiku ka shkruar se jemi të gjithë të trishtuar e të prekur thellë nga humbja e shumë jetëve të bashkatdhetarëve tanë në tragjedinë e mëngjesit të sotëm në Kroaci.
“Ditë e rëndë për Kosovën! Jemi të gjithë të trishtuar e të prekur thellë nga humbja e shumë jetëve të bashkatdhetarëve tanë në tragjedinë e mëngjesit të sotëm në Kroaci. Në ditë si këto, fjalët humbin”, ka shkruar Abdixhiku.
Ai ka falënderuar autoritet kroate dhe liderët e Kroacisë për përkushtimin e tyre.
“Falënderoj gjithë autoritetet kroate, Kryeministrin Plenkoviq, Ministrin e Brendshëm e atë të Shëndetësisë që me përkushtim të plotë kanë ofruar gjithë kujdesin e tyre atje.
Po presim me ankh të gjithë. Jemi me mendje e zemër me familjet e atyre që ishin udhëtarë në këtë rrugëtim të dhimbshëm. Lutemi për sa më pak viktima në këtë ditë tragjike për Kosovën”, ka shkruar Abdixhiku. /Telegrafi/