Telegrafi

Abdixhiku pas votimit: Fitues janë të gjithë, fitues është Kosova

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka shfrytëzuar të drejtën për të votuar.

Abdixhiku gjatë votimit ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, teksa në një deklarim për media ka uruar qytetarët për festën e demokracisë, transmeton Telegrafi.

“Është ditë kur vendimmarrja kalon te qytetarët. Falënderoj zyrtarët e KQZ-së, falënderoj komisioner, vëzhguesit.. Uroj qytetarët për festën e demokracisë, shpresoj që gjithçka të shkojë mirë. Fitues janë të gjithë, fitues është Kosova”, ka thënë Abdixhiku.

Raundi i dytë i zgjedhjeve po zhvillohet në 21 komuna të Kosovës. /Telegrafi/