Site icon Telegrafi

Abdixhiku: Nuk do të ndodhë që kryetari i LDK-së të shkojë turr e vrap në takim me Albinin e Vjosën

Kandidati për kryetar të LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se kryetari i ri i LDK-së nuk do të shkojë turr e vrap e vrap në takim me Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin.

Kjo për shkak se këta të fundit i dërguan letër LDK-së dhe partive të tjera që me datën 15 mars të takohen për të diskutuar lidhur me çështjen e zgjedhjes së presidentit.

Takimi i tillë vjen një ditë pas zgjedhjes së kryetarit të ri të LDK’së, kuvend i cili do të organizohet me 14 mars.

“Nuk e kam parë letrën, nuk e di çka përmban letra, aq sa pashë ishin tituj mediatik. Me aq sa kuptova ajo ishte me 15 mars, që i bie që të nesërmen turr e vrap kryetari i LDK-së në takim me Vjosën e Albinin… nuk do të ndodhë një gjë e tillë”, është shprehur Abdixhiku.

Lexo po ashtu Kurti e Osmani ftojnë në takim liderët e subjekteve PDK, AAK e LDK, për të diskutuar konstituimin e institucioneve të reja

“Kryetari i ri i LDK-së do duhej që të nesërmen të shkojë në zyrën e vetë, të marrë detyrën e tij. Të marrë konsultime për formimin e organeve të LDK’së, që është kryesia”, ka thënë Abdixhiku në Klan.

Tutje, Abdixhiku tha se s’është nguti, thjesht e pamundur sepse organet e LDK’së ende janë të pakrijuara me 15 mars.

“S’është nguti, është e pamundur sepse organet e LDK-së nuk janë të gjegjshme me 15 mars”, shtoi Abdixhiku në klankosova.

Exit mobile version