Site icon Telegrafi

Abdixhiku në Klinë: Jemi për të ofruar vizion dhe shpresë

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, më 15.01.2025 ka mbajtur tubim elektoral në qytetin e Klinës prej ku ka thënë se kjo fushatë është shndërruar në festë të ringritjes së LDK-së drejt ndryshimit të madh.

Ai ka thënë se nuk janë për të ndarë e përçarë por për të bashkuar e ofruar vizion dhe shpresë.

“Ne nuk jemi këtu për të ndarë e përçarë, për të nxitur mllefe e urrejtje. Jemi këtu për të bashkuar, për të ofruar vizion dhe shpresë, për të ndërtuar një Kosovë të fortë, të drejtë dhe të barabartë”, ka shkruar Abdixhiku.

“Sonte, në Klinën e traditës dhe krenarisë kombëtare, ndjemë fuqinë e një populli që është ngritur në këmbë për ndryshim. Sonte këtu, ku gjurmët e lashtësisë dardane ndërthuren me energjinë e njerëzve të ndershëm e punëtorë, Klina dëshmoi se është gati të prijë në kryengritjen e madhe të djathtë”, ka thënë tutje ai, raporton Kallxo.com.

Kandidati për kryeministër i LDK-së, më 15.01.2025 ka qenë për vizitë edhe në Lipjan, dhe bashkë me kryetarin e kësaj Komune, Imri Ahmetin, kanë vizituar nënkalimin e parkingun e qytetit.

“Mes qytetarëve e mbështetësve të shumtë, që na prisnin aty, tregova se si fokusi ynë është në projekte madhore që ndikojnë në jetën e përditshme të qytetarëve tanë. Prandaj kemi plot 5 miliardë euro investime kapitale për katër vjet, në programin më ambicioz që ka pasur Kosova ndonjëherë”, ka thënë ai.

 

Exit mobile version