Site icon Telegrafi

Abdixhiku në Gjilan premton përkrahje për gratë dhe zhvillim të arsimit

Lumir Abdixhiku, kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, premtoi përkrahje për të drejtat e grave gjatë një tubimi elektoral në Gjilan.

Lidhja Demokratike e Kosovës mbajti tubim elektoral me gratë në Gjilan.

Kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, premtoi përkrahje në të drejtat e tyre.

Abdixhiku tha se synon ta zhvillojë edhe arsimin.

Ndërsa Lirie Kajtazi, kandidate për deputete, tha se Abdixhiku ka programin që do të bëjë ndryshimin e madh më 9 shkurt.

Në këtë tubim u tha se besimi në programin e LDK-së do të ketë rezultat të madh më 9 shkurt.

Exit mobile version