Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku gjatë ditës ka qëndruar në Gjilan ku ka zhvilluar disa aktivitete.
Bashkë me nënkryetarin e LDK-së, Lufti Haziri ai bëri homazhe te varrezat e dëshmorëve dhe vizitoi disa familje.
“Një ditë përplot takime e aktivitete në Gjilan. E nisa vizitën fillimisht në nderime të dëshmorëve të kësaj ane. Së bashku me Lutfi Haziri e me familjarë vizituam varrezat e dëshmorëve; bëmë homazhe tek busti i Ibrahim Uruqit, në Bresalc – familjen e së cilit e vizituam menjëherë më pas! Djali i Hushit, sot ishte ushtar i Republikës”.
Dy krerët e LDK-së poashtu vizituan edhe Bashkësinë Islame.
“Nderuam po ashtu dëshmorët Hanumshahe e Tefik Zymberin Vizituam familjen e Nuri Idrizit; një veprimtar i madh i lëvizjes për liri e pavarësi. Vizituam familjen Avdiu; e po ashtu dhe Bashkësinë Islame, si shenjë e nderimit e respekti”.
Por nuk munguan as takimet mobilizuese me strukturat e partisë në Gjilan.
“Takimet me qytetarë e familje në çdo anë vazhdojnë të jenë bazament i ringritjes së djathtë. Po flasim hapur, po marrim mbështetje për programin tonë kombëtar, po rilidhim veten me secilin qytetar drejt një qëllimi të madh – bërjen e Republikës siç e meriton, siç mundet, siç do ta bëjmë bashkë!”
Ai ka falënderuar në fund qytetarët e Gjilanit për siç tha “pritjen e ngrohtë”./Telegrafi/