Site icon Telegrafi

Abdixhiku: Merrni mësim nga PDK-ja, se si duhet me “zhbi shtetin”

Premtimet e të parit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli për çlirim nga krimi dhe korrupsioni, po cilësohen si farsë nga deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku.

Abdixhiku, në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se “ende pa u mbushur një muaj nga këto premtime, Veseli e ka zaptuar noterinë më familjarë, ka vendosur në krye të Universitetit të Gjakovës një militant të tij, si dhe ka përvetësuar qindra mijëra euro për lobim”.

“Dikush tha merrni mësim nga PDK. Mësim se si duhet “me e zhbi” shtetin në secilën mundësi. Këta janë të varur e ndërvarur organikisht nga kapja. S’munden pa të sepse janë një me të. Prandaj çlirimi i Kosovës nga korrupsioni është lirim i Kosovës pikërisht nga këta”, ka shtuar Abdixhiku.

Postimi i plotë i Abdixhikut:

“Beteja e Kadri Veselit për çlirim nga krimi e korrupsioni po shkon “shumë mirë”. Ende pa u mbushur një muaj mirë:

– Zaptuan Noterinë me gra, motra, kunata e familjarë. Të gjitha me pikë maksimale thanë.

– Vendosën në krye të Universitetit të Gjakovës militantë partiak. Do të edukoheni tash e tutje nga këta.

– Përvetësuan qindra mijëra euro për lobim. Nga Ministria e Integrimeve për imazhin e Kadrisë në Amerikë. Ec e bjeri në fije.

Dikush tha merrni mësim nga PDK. Mësim se si duhet “me e zhbi” shtetin në secilën mundësi?! Këta janë të varur e ndërvarur organikisht nga kapja. S’munden pa të sepse janë një me të. Prandaj çlirimi i Kosovës nga korrupsioni është lirim i Kosovës pikërisht nga këta”, ka shkruar Abdixhiku. /Telegrafi/

Exit mobile version