Telegrafi

Abdixhiku mbledh Kryesinë e partisë, i informon për procesin e votimit të Presidentes

Lidhja Demokratike e Kosovës sot pasdite do të mbajë mbledhje të Kryesisë.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku do të mbledh kryesinë e partisë për t’i informuar mbi procesin e themelimit të institucioneve, si dhe procesin e zgjedhjes së Presidentes.

Siç mëson Telegrafi mbledhja do të mbahet në orën 16:30, kurse në rend dite do të jetë edhe organizimi i brendshëm i LDK-së.

LDK do të diskutojë edhe rreth organizimit të qendrës dhe strukturës së re organizative e po ashtu për procesin e regjistrimit të anëtarësisë. /Telegrafi/