Telegrafi

Abdixhiku: LDK-ja e bashkuar i trishton kundërshtarët që prisnin përplasje e përçarje

Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka komentuar procesin e Kuvendit Zgjedhor të partisë së tij.

Përmes një shkrimi në Facebook, tha se shumë kundërshtarë dhe komentatorë kanë pritur ndarje, përplasje e përçarje, por jo një LDK të bashkuar e ky fakt sipas tij ata i trishton.

“Mund të kenë pritur ndarje. Mund të kenë pritur përplasje e përçarje. Kundërshtarë e komentatorë jo pak, mund të kenë pritur gjithçka – veçse jo një LDK bashkë. Kjo i trishton”, ka thënë Abdixhiku

Abdixhiku thekson se në momentet më kritike të Kosovës, LDK megjithatë mbetet bashkë.

“Me individë që para vetes vendosin Lidhjen dhe shtetin. Ajo vjen para zgjedhjeve si unike, me një shtëpi të fortë e me një lider që ka një ekipë të tanë pas. Me të, të gjithë bashkë, do të nisim orën e ndryshimit në Kosovë. Beteja jonë fillon tash”, ka shkruar Abdixhiku. /Telegrafi/