Site icon Telegrafi

Abdixhiku: Kryeministri i ka vetëm 10 deputetë

Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se nuk mund të pritet nga një qeveri asnjë vendim kapital, kur kryeministri i ka vetëm 10 deputetë në Kuvend.

Ai tha se nuk ju duhet një qeveri që refuzon të merret me elementin më thelbësor të shtetësisë.

Sipas tij, punë e madhe për Kosovën është përcaktimi i fatit të shtetësisë së saj, duke iu referuar bisedimeve të paralajmëruara me Serbinë.

“Qeveria e sotme nuk e ka shumicën, është qeveri e pakicës. Forcat politike janë të ndara në 22 parti dhe vëreni se si konsensusi politik nga komuniteti ndërkombëtar nuk kërkohet prej Beogradit, sepse atje presidenca përfaqëson konsensusin. Kërkohet më tepër nga Kosova”, tha Abdixhiku.

Exit mobile version