Site icon Telegrafi

Abdixhiku kritika Qeverisë Kurti: Premtuat 160 çerdhe, ndërtuat vetëm 4 – fëmijët e Kosovës meritojnë më shumë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, përmes një video ka shfaqur premtimet që u dhanë nga Qeveria e që sipas tij nuk janë realizuar.

Ai ka shprehur shqetësimin e tij për mungesën e realizimit të premtimeve të bëra nga qeveria në lidhje me ndërtimin e çerdheve në Kosovë.

Abdixhiku theksoi se nga 160 çerdhe të premtuara, vetëm 4 janë realizuar deri tani.

“Çka u tha e çka s’u bë? Në politikë, valuta e vetme është fjala e dhënë – zotimi i bërë” shkruan Abdixhiku.

Ai theksoi se fëmijët e Kosovës meritojnë më shumë dhe se ndryshimi po vjen. /Telegrafi/

 

Exit mobile version