Site icon Telegrafi

Abdixhiku: Kosova të refuzojë ndërmjetësimin e BE-së në dialog

eputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka adresuar kritika të ashpra në dresë të zyrtarëve të lartë të Bashkimit Evropian, lidhur me politikën e tyre ndaj Kosovës.

Abdixhiku, përmes një postimi në Facebook,  ka thënë se ata të cilët thonë se Trepça duhet të vendoset në tavolinën e dialogut me Serbinë në Bruksel me Serbinë, nuk munden të jenë ndërmjetës në dialogun mes dy vendeve.

Postimi i plotë i Abdixhikut:

“Zyrtarët e BE-së,

– Kur e bëmë ushtrinë thanë është provokim. Duhet marrë pëlqimin e Serbisë. Merreni me mend.

– Kur vendosëm për Trepçën, thanë është nguti. Vendoseni pasurinë në tavolinë me Serbinë.

Të tillët s’mund të jenë ndërmjetësues në dialog. Të tillët, me mendje kështu, janë palë me Serbinë. Të njëanshëm e pa kredibilitet, të njëjtit nuk përfaqësojnë as qëndrimet individuale të shteteve në BE. Ndërmjetësimi i tyre është i komprometuar; si të tillë, këtë ndërmjetësim – deri në qartësim – Kosova duhet ta refuzojë menjëherë”, ka shkruar Abdixhiku.

Lexo po ashtu Haradinaj i reagon Kocijançiqit për Trepçën: BE-së i ka humbur rruga në oborr

Maja Kocijançiq, zëdhënëse e zyrtares së lartë të BE-së, Federica Mogherini, tha sot se Kosova e Serbia duhet të negociojnë për Trepçën në Bruksel. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Kocijançiq: Çështja e Trepçës duhet të zgjidhet me marrëveshjen gjithëpërfshirëse Kosovë-Serbi

Exit mobile version