Site icon Telegrafi

Abdixhiku: Kosova s’ka nevojë për godina shtetërore, por për spitale të mira

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas dhënies së propozimeve nga presidenti Hashim Thaçi për ndërtimin e një kompleksi rezidencial.

Abdixhiku në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se Kosova nuk ka nevojë për komplekse rezidenciale e godina shtetërore.

Lexo po ashtu Tri propozimet e Thaçit para kabinetit qeveritar

“Kosova ka nevojë për spitale më të mira, shtretër e barna më shumë. Vizitoni pak spitalet shtetërore dhe shihni mjerimin aty. Kosova ka nevojë për arsim më cilësor, për dije më shumë. Ka nevojë për gjykata më të forta. Tek pasi t’i kemi përfunduar punët në shëndetësi, arsim e gjyqësi – tek atëherë – mund të flasim për zyrat e politikanëve, të kolegëve të mi. Propozimi për komplekse të reja të institucioneve në këtë kohë është veçse naiv”, shkruan Abdixhiku. /Telegrafi/

Exit mobile version