Në 16-vjetorin Pavarësisë së Kosovës, kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka bërë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova.
Abdixhiku derisa ka shpërndarë disa fotografi nga homazhet, ka shkruar se “sot nderojmë Atin Themeltar të Republikës, Presidentin Rugova, arkitektin e pavarësisë e shtetësisë”.
“Prijësi bëri rrugën e vështirë. Për liri, për pavarësi, për demokraci. Na mbetet ne të bëjmë të ardhmen. Rrugëtimi ynë si shtet krenar, me njerëz të jashtëzakonshëm e të ardhme të ndritshme do të vazhdojë. Sepse ky rrugëtim s’ka kthim mbrapa. Sepse Kosova, atdheu ynë, është i përhershëm|, thotë Abdixhiku.
Në fund të reagimit, Abdixhiku ka shkruar se Republika është e përhershme dhe e pavdekshme. /Telegrafi/