Site icon Telegrafi

Abdixhiku kërkon zgjedhje të parakohshme: Kosovës i duhen mendje më të mira përballë Serbisë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur rreth mundësisë së shkuarjes së vendit në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Abdixhiku ka thënë se do të ishte mirë për Kosovën që të mbaheshin zgjedhje sa më parë.

“Do të duhej të kishte (zgjedhje)… që të jemi më të fortë përballë Serbisë (në dialog)”, është shprehur ai, në televizionin T7.

Abdixhiku ka thënë se “Kosovës i duhen mendje më të mira, më të guximshme për ballafaqimin me Serbinë.

Deputeti i LDK-së ka parashikuar se partia e tij do t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme, kurdo që të mbahen ato.

Exit mobile version