Telegrafi

Abdixhiku ka një mesazh për “Donald Trumpat” e Kosovës lidhur me islamin

Analisti Lumir Abdixhiku thotë se terrorizmi nuk njeh fe.

Ai thotë se “Donald Trumpat” e Kosovës po e akuzojnë vetëm një religjion për terrorizëm, por ai thotë se viktimat e terrorit të djeshëm në Stamboll ishim mysliman.

Sipas tij, këta persona që po kryejnë akte të tilla janë “të çmendur dhe të etur për vrasje”.

Postimi i Abdixhikut:

Këta “Donald Trumpat” e Kosovës që e akuzojnë një religjion të tanë për terrorizëm, a po e kuptojnë se viktimat e terrorit të djeshëm janë muslimanë? Terroristat nuk po pyesin për fe – po i vrasin të gjithë; muslimanë, të krishterë, të fe e pa fe. Janë të çmendur e të etur për vrasje. Të tillë janë me apo pa besim. Burimi i trushpëlarjes së tyre s’është arsye për përgjithësim.

Përgjithësimi, ndërsa, sjell veçse fashizëm. E ka veç një fije të hollë dallimi në mes atyre që arsyetojnë vrasjen në emër të fesë dhe këtyre që përgjithësojnë një fe për vrasje. Në esencë të dy palët janë pa tru.