Telegrafi

Abdixhiku: Janë rikthyer 11 milionët e hequra nga Fondi i Sigurimeve

Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se në Komisioni për Buxhet dhe Financa, ka rikthyer në projekt buxhet, 11 milionët e hequra nga Fondi i Sigurimeve në buxhetin e shëndetësisë për këtë vit.

Sipas tij, këto para të rikthyera do të shërbejnë për barna falas ndaj pacientëve dhe shërim jashtë vendit, gjë që është e rëndësishme për shumë jetë.

Statusi i plotë i Abdixhikut në profilin tij në Facebook.

“Kur don e insiston edhe ja del.

Në Komisionin të cilin e udhëheq, sapo i rikthyem 11 milionët e hequra nga Fondi i Sigurimeve në buxhetin e shëndetësisë për këtë vit.
Këto para të rikthyera do të shërbejnë për barna falas ndaj pacientëve dhe shërim jashtë vendit – e rëndësishme për shumë jetë.
Falenderoj anëtarët e Komisionit e Ministrinë e Financave për mirëkuptim dhe pranim. Pra qenka e mundshme!”, ka shkruar Abdixhiku. /Telegrafi/